Largohet nga Italia, ky mund të jetë ekipi i ri i Ujkanit

Sport July 19, 2018 - 19:34
LAJMI I FUNDIT

Samir Ujkani pritet të largohet nga Italia, shkruan Zeri.info.

Portieri kosovar e ka mbyllur eksperiencën me Cremonesen, por duket që këtë gjë do ta bëjë edhe me futbollin italian.

Sipas medieve të këtij vendi, portieri i përfaqësueses së Kosovës mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Vushtrriasin e do ekipi i këtij vendi, Rizespor.

Cremonese ia ka bërë me dije portierit se mund të largohet nga qendra stërvitore dhe shumë shpejt pritet transferimi i tij në Turqi. /Zëri/