Feronikeli transferon mbrojtësin Prince Balde

Sport July 19, 2018 - 17:32

KF Feronikeli nuk ka mbaruar ende me përforcimet sepse së fundmi ka zyrtarizuar edhe marrëveshje me disa lojtarë.

Mbrojtësi Prince Balde është futbollisti nga Liberia, i cili është transferuar tek Feronikeli.

Ndonëse vetëm 20 vjeçarë, megjithatë ka treguar talent nëpër skuadrat për të cilat ka luajtur prejse është bërë pjesë e futbollist profesionist.

Para se të transferohej nga klubi ynë, Balde ka qenë njëri ndër mbrojtësit kyç në Monrovia Club Breweries FC, në Liberi.