Mario Balotelli i shoqëruar me një bukuroshe në Riverën Franceze

Sport July 18, 2018 - 15:54
Lexo për më shumë detaje

 Nuk ndihet ende aroma e parfumit të luleve të portokallit rreth futbollistit italian, i cili pasi u bë baba për herë të dytë me një djalë nga Clelia, duket se është ‘hutuar’ nga ‘forma’ të reja trupore,përcjell”Zeri.info”

 

Nëse në fushë bën të diskutohet angazhimi i tij me Nicën, në dashuri, mbetet ‘në vijë të parë’, duke u dashuruar me një brune, siç tregojnë fotot e të për javshme ‘Chi’,është një vajzë misterioze, me të cilën Balo është kapur nga paparacët, përcjell "Zeri.info".

Pasi ‘arkivoi’ historinë me Clelian, 26 vjeçarja që jeton në Zvicër dhe e bëri baba të Lionit, pas Pias, vajzës me Raffaella Ficon, Mario duket se është përfshirë me një vajzë e stilit ‘Baywatch’ në një pishinë në Montecarlo,transmeton “Zeri.info”.

Mbase është pikërisht kjo vajzë që e ka mbajtur Balon larg fushës së gjelbër, i cili tani është rikthyer në stërvitje me Nicën.

Në rrjetet sociale ka publikuar vetëm foto me miq dhe vëllain Enock, me të cilin është shumë i lidhur. Mungojnë prej kohësh videot në versionin ‘baba’ me Pian dhe Lion/ZERI/.