Sport

Martohet Valon Behrami (FOTO)

Martohet Valon Behrami (FOTO)
12 korrik 2018 • 13 : 56

Fotografi nga ceremonia martesore

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, gjatë ditës së djeshme është martuar me skiatoren zvicerane, Lara Gut, raporton “Zeri.info”.

Në një ambient familjar dhe larg syve të mediave dyshja dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në Lugano të Zvicrës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet çifti ku kanë publikuar fotografi në profilet e tyre zyrtare në rrjetin social “Instagram”, përcjell “Zeri.info”.

Mbishkrimin e fotografisë e kanë bërë të njëjtë që të dy, duke shkruar: “11.07.2018 ë. Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të afërt përreth nesh, ndjenjat në shtëpi ... Nuk mund të kisha imagjinuar një mënyrë më të mirë për të thënë “PO”. @laragutofficial ë # loveislove”, transmeton “Zeri.info”.

Më poshtë ju sjellim fotografitë:

 

Image

 

Image

Image

 

© zëri.info