Kjo është letra emocionuese e Cristiano Ronaldos pas largimit nga Real Madridi

Sport July 10, 2018 - 18:25

Cristiano Ronaldo e ka publikuar një letër emocionuese përmes së cilës ka folur për eksperiencën në Real Madrid dhe të ardhmes së tij, shkruan Zeri.info.

Prej sot, ylli portugez do të jetë futbollist i ri i Juventusit.

“Këto vite në Real Madrid, në këtë qytet, kanë qenë ndoshta më të lumturat e jetës sime. I jam shumë mirënjohës këtij klubi për këtë mundësi dhe kujdes që ma ka bërë. Mund t’ju them faleminderit të gjithëve për dashurinë që ma keni ofruar. Mendoj se ka ardhur koha për ta hapur një etapë të re të jetës sime dhe për këtë kam kërkuar nga klubi që të ndahemi. E ndiej këtë dhe kërkoj nga tifozët që ta pranojnë këtë vendim. Kanë kaluar 9 vjet absolutisht të mrekullueshëm. 9 vjet unikë. Ka qenë për mua një kohë emocionuese. Kam pasur bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm. Së bashku kemi arritur t’i fitojmë 3 Championsa rresht dhe 4 në 5 vjet. Dhe, falë tyre, në nivelin personal i kam fituar 4 Topa të Artë dhe 3 Këpuca të Arta. Të gjitha gjatë periudhës sime në këtë klub, që ka qenë e jashtëzakonshme. Real Madridi e ka fituar zemrën time dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjitha trajnerët, mjekët, fizioterapeutët dhe punëtorët e jashtëzakonshëm, që kanë bërë që gjithçka të funksionojë dhe të arrihen këto suksese. I falënderoj përzemërsisht edhe tifozët tanë dhe faleminderit po ashtu futbollit spanjoll. Gjatë nëntë vjetëve kam luajtur bashkë dhe kundër me shumë futbollistë të mëdhenj. Kam respekt për të gjithë dhe i falënderoj. Tash erdhi koha për një cikël të ri. Unë po shkoj, por Santiago Bernabeu do më ndjekë gjithmonë prapa, kudo që jam. Faleminderit të gjithëve, për mbështetjen dhe siç e kam thënë para nëntë vjetësh kur erdha këtu: ‘Hala Madrid’”, ka shkruar Ronaldo. /Zëri/