Liverpooli dëshiron Grealishin

Sport July 08, 2018 - 14:30
Detajet

Liverpooli ende është në ndjekje të mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish, edhe pse Tottenhami mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin, raporton “Daily Mirror”.

Aston Villa kërkonte plot 40 milionë euro për Grealishin, por u detyrua që ta përgjysmonte atë shifër për shkak të disa probleme financiare.

Tottenhami ka ofruar 18 milionë euro futbollistin, por Aston Villa shpreson që Liverpooli të ofrojë më shumë, gjë e cila nuk ka ndodhur ende./Zëri