Modric e din të ardhmen e Ronaldos

Sport July 08, 2018 - 11:48
Detajet

Luka Modric beson se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Bernabeu, dhe jo ne Juventus.

Sulmuesi portugez është lidhur shumë me një kalim të tij në Juventus që nga eliminimi i Portugalisë nga Kampionati Botëror, transmeton Gazeta Express.

Çmimi prej 100 milionë eurove pritet ta mbyllë marrëveshjen mes klubeve, problem mund të jetë nëse presidenti Florentino Perez kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Modrici foli për rastin e Ronaldos duke thënë se nuk beson në largimin e Ronaldos.

“Do e shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk besojë se ai do të largohet”, tha kapiteni i Kroacisë pas fitores kundër Rusisë që ua mundësoi kalimin në gjysmëfinale.

“Shpresojë që ai qëndron sepse është lojtari më i mirë në botë, ai vlen shume për ne dhe shpresojmë që do të mbetet me ne”.

“Mendojë se ai do të qëndrojë, ky është opinioni im”.

“Do të ishte shumë mire nëse ai qëndron sepse nuk mund ta imagjinojë atë duke luajtur për një klub tjetër në Evropë”.