Ylli i Përfaqësueses së Kosovës e ka një falënderim special

Sport July 04, 2018 - 14:00

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha e ka një falënderim special, shkruan Zeri.info.

Mesfushori i lindur dhe rritur në Norvegji e ka falënderuar klubin e tij të deritashëm, Red Bull Salzburg, ku e arriti kulmin e karrierës, ndërsa dje u bë edhe zyrtarisht futbollist i Lazios.

“Është koha t’i them faleminderit Red Bull Salzburgut, që nga klubi, drejtori, stafi i tij, trajnerët, me të cilët kaluam disa vite, pastaj bashkëlojtarët dhe natyrisht tifozët, të cilët më mbështetën për këto gjashtë vjet”, ka shkruar fillimisht Berisha në një postim të tij në rrjetet sociale.

“Të gjithë ju më ndihmuar që të zhvillohem dhe të bëhem njeriu që jam sot, lojtari që jam sot. Faleminderit shumë, ju ishit familja ime e dytë. Ju ma bëtë punën më të lehtë dhe më bëtë që të ndihem si në shtëpi në Salzburg, brenda dhe jashtë fushës. Ne kemi festuar shumë trofe dhe shpresoj se do të vazhdoni t’i festoni edhe shumë të tjerë në të ardhmen”, ka shtuar ai.

“Është koha për mua që ta bëj hapin tjetër në karrierë. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Erdha këtu si fëmijë dhe tash po largohem i pjekur si person falë jush. Kanë qenë 6 vjet të paharrueshëm”, ka përfunduar Berisha. /Zëri/

Image