Shaqiri: Dua të luaj në këtë ligë!

Sport July 04, 2018 - 13:37
LAJMI I FUNDIT

Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë më në ekipin e tij të deritashëm, Stoke City, i cili ka rënë nga Premierliga, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit anglez.

“Unë dua të vazhdoj të punoj në një klub të madh. Dëshiroj të vazhdoj të luaj në Premierligë. Shpejt do ta mësoj emrin e klubit të ri”, ka thënë futbollisti kosovar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Basel, Bayern Munich dhe Inter. /Zëri/