Hamilton triumfon në Francë

Sport June 24, 2018 - 18:20

Lewis Hamilton po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Formula 1 pasi triumfoi në “French Grand Prix”, shkruan Zeri.info.

Ngasësi i Mercedesit priu nga fillimi deri në fund dhe lëvizi në 14 pikë përpara ngasësit të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili përfundoi i pesti.

Pozita e dytë i takoi ngasësit të Red Bullit, Max Verstappen, kurse i treti përfundoi Kimi Raikkonen nga Ferrari.

Hamiltoi e festoi fitoren e tij, por edhe të Anglisë në Botëror. /Zëri/

Image