Ky është sekreti i Ronaldos, prapa çdo suksesi në futboll

Sport June 20, 2018 - 17:07
Zbulohet sekreti i Ronalldos

Cristiano Ronaldo thotë se një nga sekretet e suksesit të tij është “ushqimi me orar”.

Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij po kërkojnë triumfin e ngjashëm me atë të Euro 2016, që do të thotë se ai duhet të qëndrojë i fuqishëm dhe i palënduar gjatë kampionatit.

Për ta bërë këtë, 33-vjeçari duhet të bëjë ushtrime dhe të llogarisë kaloritë që i konsumon çdo ditë.

Çfarë han ky futbollist për mëngjes, drekë dhe darkë?

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme për futbollistët dhe Ronaldo sigurohet se han mjaftueshëm mëngjes, për të fituar energjinë e mjaftueshme deri në drekë.

Sipas Business Insider, futbollisti në mëngjes han proshutë dhe djathë, korasantë, tost me avokado, jogurt dhe shumë fruta. Dhe krejt këto gjëra ai i ‘shpërlan’ me lëngje të freskëta të shtrydhura në shtëpi dhe kafe.

Ronaldo thotë se një nga sekretet e suksesit të tij është “ushqimi me orar” dhe ka pranuar se han rreth gjashtë herë në ditë. Për drekë ai besohet se han gjellën e tij të preferuar, e cila bëhet me qepë, patate, vezë dhe merluc, transmeton Gazeta Express.

Sipas kombëtares portugeze, Ronaldo han shumë edhe ushqime të detit. Sipas kreut të kombëtares, Lavrador, Ronaldo ha shumë peshk, fileto peshku dhe ushqime të tjera të detit. Një tjetër gjë e rëndësishme në dietën e tij është edhe proteina.

Sipas LE10SPORT, Ronaldo thotë: “I evitoj të gjitha gjërat që janë të këqija për mua, si alkooli, pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara. Fokusohem më shumë në ushqime më pak të përpunuara, si fruta dhe perime të freskëta”.

Image