Matthaus: Ozil nuk e ndjen fanellën gjermane

Sport June 19, 2018 - 21:44
Lexo detajet

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, e ka ngritur gishtin e akuzës ndaj Mesut Ozil, për humbjen ndaj Meksikës. Lojtari që organizon lojën tek ekipi i trajnerit Low, kritikohet për mungesë pasioni në fushë.

“Gjuha e trupit e Ozil është negative. Shpesh kam ndjesinë se Ozil nuk ndihet rehat me fanellën gjermane, sikur nuk është i lirë dhe nuk dëshiron të luajë. Pa zemër, pa dëshirë e pasion. Për pothuajse dy vjet, Ozil nuk e ka justifikuar nivelin e tij të lojës. Nëse gjërat shkojnë mirë, edhe Ozili luan mirë, por nëse diçka shkon keq, performanca e tij lë për të dëshiruar”, deklaroi Matthaus. /Insport