Osmani: Kundërshtar i dëshiruar, por të hyjmë me respekt (VIDEO)

Sport June 19, 2018 - 14:11

Pasi është mësuar se The New Saints nga Uellsi do të jetë rival i Shkëndijës në raundin e parë eliminator të Champions League, kuqezinjtë tashmë kthejnë fokusin ka faza përgatitore për të pritur sa më të gatshëm duelet europiane.

Shefi i stafit teknik Qatip Osmani ka vlerësuar pozitivisht shortin, ku kuqezinjtë morën për kundërshtar një prej rivalëve të dëshiruar, mirëpo në të njëjtën kohë kërkon kujdes dhe respekt për oponentin nga Uellsi.

Shkëndija beson në kualifikim, mirëpo për të realizuar objektivin duhet seriozitet dhe qasje maksimale në të dyja takimet. /Zëri/