Atletico apo Barcelona? Griezmann zbulon të ardhmen e tij

Sport June 14, 2018 - 22:42
Griezmann zbulon të ardhmen e tij

Pas disa muaj spekulimesh, Antoine Griezmann ka zbuluar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez do të qëndrojë te Atletico Madrid, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.

Pritet që tashmë Griezmann të nënshkruajë një kontratë të re me bardhekuqtë, me një rritje page të ndjeshme.

Barcelona ishte gati të paguante 100 milionë eurot e klauzolës së numrit 7 të Atleticos, ndërsa vetë Atletico kishte bërë gati kontratën e re dhe të majme për futbollistin.

Griezmann vendosi: do të jetë sërish bardhekuq dhe do të jetë një nga futbollistët më të paguar të botës./Top Channel/