Bale dëshiron të kthehet në Premierligë

Sport June 10, 2018 - 08:20
Ai mendon për këtë skuadër

Gareth do të kthehet në Premierligë nëse vendos ta braktisë Real Madridin këtë verë, sipas Mirror.

Anësori uellsian është objektivi i Bayern Munichut këtë afat kalimtar, po raportohet t’ia ketë bërë me dije kampionit të Bundesligës se më parë do ta preferonte kthimin në ligën elitare angleze, transmeton Express.

LEXO EDHE: Ku po shkon, Cristiano Ronaldo?

Kështu Bale ia ka rritur shpresat Manchester Unitedit, klub që e pëlqen shumë atë.

Megjithatë, Bale nuk është në shitje, pasi i takon trajnerit të ardhshëm të Real Madridit të vendosë për të ardhmen e uellsianit.