Parashikimi i Mourinhos: Ja cilat skuadra e kalojnë grupin në Botëror

Sport June 08, 2018 - 16:44
Detajet

Jose Mourinho një ditë do të drejtojë një përfaqësuese, por jo tani shpejt. Megjithatë, portugezi do ta ndjekë nga pranë kampionatin botëror, duke qenë se është kontraktuar nga gjiganti rus “Russia Today” si analist.

Pikërisht për këtë media të rëndësishme, që financohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Jose Mourinho ka parashikuar se cilat skuadra do të kalojnë grupet, transmeton SS.

Në Grupin A, sipas Mourinhos, do të avancojnë Ururguaji dhe Rusia. Asnjë surprizë në Grupin B, edhe tekniku i United konsideron të kualifikuara Spanjën dhe Portugalinë. Në Grupin C trajneri nga Setubali nxjerr jashtë Danimarkën, duke kualifikuar Australinë dhe natyrisht Francën.

Surprizën e ofron në Grupin D, ku sipas Jose Mourinhos Kroacia nuk do t’ia dalë, po ashtu si Islanda, teksa kualifikimi do t’i shkojë Argjentinës dhe Nigerisë. Brazili dhe Zvicra në Grupin E, ndërsa Gjermania e Meksika do të shkojnë më tej në Grupin F, duke i besuar portugezit,

Suedia do të skualifikohet.

E thjeshtë të parashikohet Grupi G me Anglinë e Belgjikën që janë dukshëm favorite, ndërsa nuk mungon surpriza në Grupin H, sespe, sipas Mourinhos, Kolumbia e Rodriguez e Cuadrados do të eliminohet që fazën e grupeve, me Poloninë e Senegalin që do të kalojnë më tej.

Për tenikun 50-vjeçar Gjermania është në “pole posititon” për ta fituar eventin.

Image