Messi e pret Griezmannin te Barça

Sport June 07, 2018 - 13:25

Lionel Messi shpreson që Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës gjatë kësaj vere, shkruan "Zeri.info".

Madje, ylli argjentinas e ka quajtur sulmuesin francez si “lojtar të madh”, duke shtuar se, nëse do të pyetej ai, do ta transferonte në “Camp Nou” pa menduar dy herë përfaqësuesin francez.

Sulmuesi i Atletico Madridit spekulohet se është objektivi kryesor i kampionit të ri të La Ligas, ndërsa mbrojtësi Samuel Umtiti së fundmi kishte deklaruar se do të ishte “fantastike” nëse bashkëlojtari i tij tek Përfaqësuesja e Francës do t’i bëhej shok skuadre edhe në Barcelonë.

Dhe tash, zërin e ka ngritur edhe Messi dhe fjala e tij ka peshë të madhe në Barcelonë.

“Vendimi i takon Ernesto Valverdes, por sa më shuam kualitet, klubi do të jetë më i mirë”, ka thënë Messi. /Zëri/