Rauli, Zidane i radhës në Real Madrid

Sport June 03, 2018 - 11:02
Detajet

Real Madridi shpreson ta zhvillojë një plan për t’i ndihmuar ish-sulmuesin Raul Gonzales, që ai t’i ndjekë hapat se Zinedine Zidane si trajner i ekipit të parë të Realit, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Legjenda e klubit madrilen është në proces të marrjes së licencave të trajnerit të UEFA-s dhe punën do ta nisë në sistemin e të rinjve, para se përfundimisht ta ndjekë rrugën drejt ekipit të parë, sipas gazetës spanjolle, përcjell Express.

Edhe pse Raul nuk do të jetë pasues i menjëhershëm i të larguarit Zidane, drejtuesit e Madridit shpresojnë se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës së parë brenda disa viteve.