Goli i Bale më i bukuri, por jo ai me gërshërë në finale

Sport June 01, 2018 - 22:53

Me anë të votimeve në uefa.com është përzgjedhur goli më i bukur i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Liga e Kampionëve ka përfunduar javën e kaluar me fitoren e Real Madrid ndaj Liverpool.

Kur të gjithë prisnin që çmimin ta fitonte goli me gërshërë i Cristianos ndaj Juventusit apo ai i uellsianit Gareth Bale në finalen e madhe, kjo nuk ka ndodhur.

Goli më i bukur është zgjedhur i Bale, por ai i shënuar ndaj Borussia Dortmundit.

Sulmuesi i Realit shënoi fluturimthi në “Signal Iduna Park” në fazën e grupeve. Ky gol mori 19% të votave.

Goli i Cristianos përfundoi në vendin e dytë, ndërsa ai i Bale në të tretin. /Telegrafi/