Kompania kosovare i dhuron një mozaik Hans-Joachim Watzke

Sport May 31, 2018 - 11:58
Lexoni më shumë detaje

Zyra e shefit ekzekutiv të Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, do të zbukurohet edhe më shumë, përcjell “Zeri.info”.

Kjo për shkak se Ilir Mulaku anëtari Premium i Unionit të Biznesit në Gjermani ia përcjell mozaikun e prodhuar në Kosovë Joachim Watzke nga Kompania “TiKi Mosaik”.

“Jam shumë i lumtur që një Mozaik i tillë është prodhuar në vendlindje dhe ne si anëtar të biznesit jemi të përkushtuar që sa më shumë prodhimet super kualitative ti përfaqësojmë këtu në Gjermani. Watzke gjithashtu ishte shumë i impresionuar me këtë mozaik dhe ishte mjaft i interesuar për gjendjen dhe situatën në Kosovë dhe njëherit me siguroi që ky mozaik do ta marr vendin me special në zyrën e tij”, ka thënë Mulaku pas vizitës dhe dhuratësqë i bëri shefit të Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke  .

Kompania “TiKi Mosaik”, këtë mozaik e kishte prodhuar me madhësi 65x70 cm dhe kuptohet, me ngjyrat e ekipit gjerman.
 

Image