Klopp nuk mërzitet për humbjen, ia merr këngës me tifozët

Sport May 27, 2018 - 17:33
Detajet

Jurgen Klopp duket se e ka marrë lehtë humbjen 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Kiev, ndaj Realit të Madridit.

Tekniku gjerman është rikthyer në Angli dhe është parë të këndojë e të festojë bashkë me fansat e Liverpoolit, ndërsa në tekstin e këngës thuhet se humbja ishte e përcaktuar nga fati.

Tifozët e ‘The reds’ u treguan të veçantë edhe dje, kur pasi madrilenët shënuan golin e tretë dhe të Knock out-it, filluan të këndojnë të famshmen ‘You will never walk alone’.

Në sfidën e djeshme Liverpooli tentoi të rikthejë në Angli, Championsin, por nuk ia doli sa për meritë të Gareth Bale, aq edhe për gabime foshnjarake të portierit gjerman Karius.