Donnarumma mund të qëndrojë te Milani

Sport May 27, 2018 - 13:49
Detajet

Gianluigi Donnarumam mund të qëndrojë te Milani sepse asnjë klub nuk është i gatshëm të ofrojë 70 milionë eurot e kërkuara për, raportojnë mediat italiane.

Menaxheri i portierit, Mino Raiola nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta larguar klientin e tij nga gjigandi italian, por asnjë klub nuk dëshiron të ofrojë paratë e kërkuara nga klubi, transmeton zeri.info

Derisa pritet një dënim nga UEFA për shkak të “Fair-Play”-it financiar, ishte pritur gjithashtu që Donnarumma të shitej.

Sidoqoftë, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” raporton se asnjë skuadër nuk dëshiron të ofrojë 70 milionë euro për reprezentuesin italian dhe Milani nuk dëshiron të dëgjojë për oferta më të ulëta.

Paris Saint-Germaini kishte shprehur interesim për 19-vjeçarin, por siç duket ata do të nënshkruajnë me Gianluigi Buffonin./Zëri