Franca bëri mirë që nuk e ftoi Martialin

Sport May 27, 2018 - 12:35
Detajet

William Gallas mendon se përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps bëri mirë që nuk e ftoi sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Ish-mbrojtësi francez thotë se ky ishte një vendim i drejtë, por beson se Alexandre Lacazette duhej të ishte ftuar.

“Më vjen keq për Lacazetten sepse ai bëri mirë në edicionin e tij të parë në Angli. 15 gola me një lëndim. Ai u kthye dhe bëri punë të mirë. Ndoshta është paksa e vështirë për të që ta pranojë se nuk është në mesin e 23 futbollistëve”, deklaroi Gallas.

“Martial? Nuk më vjen keq për të sepse ai e kishte e mundësinë. Ai ishte pjesë e skuadrës disa herë më parë dhe mendoj se e humbi vetë shansin për të qenë pjesë e Botërorit. Ai nuk u paraqit mirë gjatë gjithë edicionit. Për të shkuar në Kupë të Botës, ju duhet të performoni gjatë gjithë edicionit”, shtoi ish-reprezentuesi francez./Zëri