Ia humba finalen Liverpoolit

Sport May 27, 2018 - 12:16
Detajet

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius i kërkoi falje të gjithë klubit pas paraqitjes së tij të dobët në finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez u mposht 3:1 nga Real Madridi, ndërsa Kariusi bëri dy gabime fatale duke pranuar dy gola qesharak.

“Nuk ndihem mirë momentalisht. Sot (e shtunë) ia humba lojën ekipit tim”, deklaroi Karius.

“Më vjen keq për të gjithë. Kërkoj falje për të gjithë, për skuadrën, për të gjithë klubin. Gabimet na kushtuan shumë”, shtoi gjermani,

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë do ta bëja. Thjesht më vjen keq për skuadrën. E di se i kam zhgënjyer sot. Momentalisht e kam shumë të vështirë, por kjo është jeta e një portieri. Ju duhet ta çoni përsëri kokën lart”, u shpreh ai./Zëri