Ethemi nga Tetova përzgjedh Kombëtaren e Shqipërisë

Sport May 25, 2018 - 20:05
Lexo detajet

Valon Ethemi (20) nga Tetova ka pranuar ftesën nga seleksionuesi Alban Bushi për Shqipëri U21. 20 vjeçari do luajë tre ndeshje miqësore në fund dhe fillim të muajit të ardhshëm – një kundër Bosnjës U21 dhe dy kundër Bellorusisë U21.

Kjo do të thotë se Maqedonia humb edhe një talent të madh, pasi neglizhenca e kompetentëve të FFM-së shfrytëzohet nga pala shqipëtare që ofron në gjirin e saj futbollistin që la pas një sezon shumë të mirë me Kukësin në Superiore.

Valon Ethemi ka kontratë me Kukësin deri 2020. /albinfo/