Thiago, i pasigurt për të ardhmen

Sport May 25, 2018 - 13:34
Detajet

Thianga Alcantara është i pasigurt për të ardhmen e tij te Bayern Munichu, ndërsa thotë se momentalisht është plotësisht i përqendruar për Kupën e Botës, transmeton zeri.info

27-vjeçari kishte nënshkruar kontratë te re katër-vjeçare në prillin e vitit të kaluar, por së fundmi është lidhur me një rikthim të mundshëm te ish-klubi i tij Barcelona.

Thiago ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat për gjigandin bavarez gjatë edicionit të kaluar, por nuk luajti për 90 minuta të plota në dy prej ndeshjeve më të mëdha të klubit kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ndaj Eintracht Frankfurtit në finale të kupës.

“Le të shohim. Iu kam thënë se kam rinovuar me Bayernin vitin e kaluar, por është shumë e komplikuar. Futbolli është i paparashikueshëm”, u shpreh Thiago./Zëri