Ancelotti, i kënaqur me rikthimin në Serie A

Sport May 25, 2018 - 11:44
Detajet

Carlo Ancelotti është shprehur shumë i kënaqur pas rikthimit të tij në Serie A, duke marrë drejtimin e Napolit, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Real Madridit, Paris Saint-Germainit, Chelseat, Milanit dhe Juventusit thotë se është shuam i lumtur që i është besuar drejtimi i njërit prej klubeve më të mëdha në Itali.

Ancelotti, i cili ka fituar titull të ligës italiane sa ishte trajner i Milanit, shpreson ta ndihmojë Napolin drejt Serisë A.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva në vendin tim dhe në njërën prej klubeve më të mëdha në Itali”, deklaroi Ancelotti. “Ne vijmë për të garuar dhe për t’i dhënë Napolit të gjitha njohuritë dhe përvojat tona”, shtoi ai.

“Dua të falënderoj presidentin për besimin që shfaqi ndaj një projekti të cilin e dashuroj dhe për shansin që të njihem me njërin prej klubeve të mira në Itali. Tifozëve iu them se ne do të punojmë shumë dhe në mënyrë profesionale për të arritur qëllimet që i duam”, u shpreh strategu italian./Zëri