Tetë skuadra shqiptare në Evropë

Sport May 24, 2018 - 15:56

Tetë skuadra nga trojet shqiptare do të na përfaqësojnë në garat evropiane gjatë sezonit të ardhshëm.

Drita u shpall kampion i Kosovës dhe do ta përfaqësoj vendin tonë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Prishtina si nënkampion i Superligës do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Në Shqipëri, Kukësi si nënkampion (Skënderbeu është i dënuar) do të luaj në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligës së Evropës.

Shkëndija si kampion i Maqedonisë do të luaj këtë herë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndërsa Shkupi në Ligës së Evropës.

Kjo është hera e parë në histori që tetë skuadra shqiptare do të garojnë në dy ligat e mëdha Evropiane.