Trepça ’89 nis revolucionin: Këto pritet të jenë largimet e para!

Sport May 24, 2018 - 15:53

Ish kampioni i Kosovës, kalojë një stinor jo të mirë pasi nuk arritur objektivat e klubit që kishin në fillim, shkruan Korneri.net

“Xehetarët”, që konsiderohen si një ndër skuadrat më të organizuara në Kosovë, presin që stinori i ri ti zë më të përgatitur, duke bërë revolucion në skuadër, pasi dihet që dy futbollistët kryesorë Broja e Hasani, u larguan dhe tani 89-shi, ka nevojë për futbollistë ri dhe kualitativ që pas disa vitesh të dalin jashtë Kosovës.

Fshesa e mitrovicasve pritet të fillojë nga lojtarët ndërkombëtar, Aleksandar Bagashovski, Mohammad EL-KAYED, Boris, Rexhep Memini apo Festim Krasniqi, Argjend Mustafa dhe disa të tjerë.

Drejtuesit e skuadrës qysh tani kanë filluar të piketojnë disa emra interesant të cilët pritet të zbulohen së shpejti.