Ky është dënimi që mund ta marrë Liridon Leci për fyerje të rëndë

Sport May 22, 2018 - 21:45
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Për sjelljet e tij raciste ndaj futbollistit të Prishtinës, Abdul Bashuiru në duelin e xhiros së fundit të luajtur në pejë, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka pezulluar Liridon Lecin e Dritës, teksa ka kërkuar deklaratë shtesë.

Mirëpo, cili mund të jetë dënimi për Lecin?

Meqenëse në Rregulloren Disiplinore nuk ka ndonjë nen që përcakton dënimet për fyerje raciste, ku Leci e quan ‘monkey’ futbollistin kundërshtar, futbollisti i Dritës hyn në rangun e fyerjeve të rënda.

Andaj, neni 59 i kësaj rregulloreje parashikon se për fyerje të rënda ndaj lojtarit kundërshtar, një futbollist mund të dënohet nga 3 deri në 6 muaj dhe dënim me të holla prej 200 deri në 1000 euro, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky është neni 59 i Rregullores Disiplinore

II/12. Shpifja dhe fyerja

Neni 59

22 Anëtari i organeve të FFK-së, apo zyrtari i klubit i cili fyen, shpifë ose përhapë të pa vërteta për klubin tjetër, për lojtarin e vet apo kundërshtarët, për punëtorin e futbollit të cilit do klub apo anëtarë të udhëheqësisë së organizatës së futbollit të të cilit do organ, për gjyqtarin ose trajnerin, do të dënohet : – lojtari, me ndalesë loje prej 3 deri në 6 muaj dhe denim me te holla 200 deri 1000 euro, – funksionari, me ndalesë të kryerjes së funksionit prej 6 muaj deri në 1 vit dhe denim me te holla 200 deri 2000 euro, Ndërsa në raste të rënda apo të përsëritura, do të dënohet: – lojtari, me ndalesë loje së paku 6 muaj dhe denim me te holla 500 deri 2000 euro, – punëtori sportiv, me ndalesë të kryerjes së funksionit më së paku 1 vit dhe denim me te holla 500 deri 3000 euro, – ndërsa klubi, me marrjen deri në 9 pikë, ose dënimi me 9 pikë negative dhe denim me te holla 1,000 deri 5,000 euro.