ZYRTARE: Ja kur dhe ku zhvillohet finalja e Kupës, Vëllaznimi – Prishtina!

Sport May 22, 2018 - 17:32

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar edhe zyrtarisht rreth orarit të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Me këtë rastm, 27 maji do të jetë dita e finaleve të mëdha që do të zhvillohen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Në orën 13:00 do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pra, Mitrovica (F) dhe Vëllaznimi (M) do të jenë skuadrat vendase. /Zëri/