Ish-bashkëpunëtori i Jurgen Kloppit mund të marrë drejtimin e KEK-ut

Sport May 22, 2018 - 15:54

Konfirmohet largimi i Bledar Devollit nga stoli i FC KEK-ut. Tashmë drejtuesit nga Obiliqi kanë nisur të mendojnë për gjetjen e një kryetrajneri që do drejtojë skuadrën në Superligë.

Agim Keka drejtor në këtë klub ka konfirmuar për Gazetasheshi.com se trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter mund të jetë trajneri ri i KEK-ut.

Ai ishte i pranishëm në duelin e fundit kampional ndërmjet KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, në ndeshjen të cilën “elektricistët” e festuan rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Peter Neustädter është rekomanduar nga investitori gjerman te KEK-u Bernd Rahmer, i cili e kishte ftuar teknikun e njohur gjerman në Kosovë.

Image

Trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter ka qenë bashkëpunëtor i afërt me trajnerin e njohur Jurgen Klopp dhe Thomas Thuchel.

Ai ishte i pranishëm edhe në darkën e elitarëve të rij, derisa Keka zbuloi për Gazetasheshi.com se marrëveshja është në përfundim e sipër, mirëpo ende nuk ka asgjë të firmosur.