Neymar, një artist

Sport May 21, 2018 - 10:47
Detajet

Trajneri i ri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel është duke planifikuar që ta ndërtojë ekipin e tij rreth Neymarit, pavarësisht zërave që e lidhin brazilianin më një largim nga francezët, transmeton zeri.info

Neymar i është bashkuar klubit parisien nga Barcelona në verën e vitit të kaluar për 222 milionë euro dhe ka shënuar 28 gola në 30 ndeshje në ligën franceze.

Sidoqoftë, 26-vjeçari është lidhur kohëve të fundit me një transferim te Real Madridit. Por, Tuchel pret që Neymari të qëndrojë në “Parc des Princes”.

“U takova me Neymarin të dielën e parakaluar. Ishte nj takim i rëndësishëm. Ai është një artist, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, një lojtar kyç që do të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet tona”, deklaroi Tuchel.

“Nëse e gjejmë mënyrën për të ndërtuar një strukturë rreth tij, në mënyrë që ai të tregojë të gjithë talentin e tij në fushë, unë mendoj që kemi një lojtar kyç për të fituar ndeshjet tona”, shtoi strategu gjerman./Zëri