Buffon, më i miri në histori

Sport May 20, 2018 - 12:19
Detajet

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli mendon se Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohërave, transmeton zeri.info

Portieri legjendar luajti ndeshjen e tij të fundit me Juventusin në fitoren 2:1 kundër Hellas Veronas të shtunën.

Pati skena emocione në Torino derisa nëntë herë fituesi i ligës italiane, u përshëndet me tifozët e Juventusit. Ish-reprezentuesi italian njoftoi të enjten e kaluar se do të largohet pas plot 17 viteve nga torinezët. “Nuk e di se ku do të shkojë ai, është nj surprizë”, deklaroi Barzagli.

“Ai do ta bëjë zgjedhjen e duhur. Unë gjithmonë i kam thënë atij gjithçka dhe ne kemi një raport të shkëlqyeshëm. Neve do të na mungojë ai, ai është në lider dhe portieri më i mirë i të gjitha kohërave”, shtoi ai./Zëri