Dybala në vend të Griezmannit

Sport May 18, 2018 - 17:06

Diego Simeone dëshiron ta sjellë Paulo Dybalan në Madrid për ta zëvendësuar Antoine Griezmannin, i cili pritet të largohet në drejtim të Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Trajneri argjentinas është i vetëdijshëm se sulmuesi francez e ka ndërmend të shkojë drejt gjigantit katalonjas dhe e dëshiron një top-sulmues për ta zëvendësuar atë te fituesi i freskët i Europa Leagues.

Trajneri i Atleticos e sheh sulmuesin argjentinas si lojtarin e duhur dhe ideal për ta udhëhequr sulmin e ekipit madrilen së bashku me Diego Costan në sezonin e ardhshëm.

Dybala ka shfaqur formë të jashtëzakonshme te Juventusi në sezonet e fundit.

Këtë sezon me ekipin torinez ai ka realizuar 26 gola në të gjitha kompeticionet. /Zëri/