Kjo Barcelonë, e pamposhtur

Sport May 09, 2018 - 21:58
Lexoni më shumë detaje

Barcelona ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje në La Liga

Barcelona vazhdon të jetë njëra prej skuadrave të pamposhtura në La Liga. Ata sot kanë shënuar fitoren e radhës duke e mundur Villarrealin me rezultat të thellë 5-1.

Barcelona edhe këtë pjesë të parë e nisi rrufeshëm duke kaluar shumë herët në epërsi.

Serinë e golave për katalunasit e filloi ish asi i Liverpool, Philipe Coutinho që shënoi në minutën e 11.

Barcelona vazhdoi dominimin dhe pas 5 minutave do të shënonte edhe golin e dytë. Paulinho kësaj radhe ishte i saktë pas një tollovie të krijuar në zonë.

E kur po përfundonte pjesa e parë për një gol spektakular u përkujdes Lionel Messi.

Villarreal u kthillen në pjesën e dytë dhe arritën që edhe të shënojnë gol.

Ishte Sansone që shënoi golin e radhës për Barcelonën në minutën e 54’të.

Armata e Nëndetëses se Verdhë vazhduan sulmet edhe në minutat në vazhdim por nuk arritën që të bëjnë më shumë për të menduar drejt një barazimi të rezultatit.

E kur mendohej që Villarreal do ta përmbyste rezultatin, Barcelona shënoi dy gola me Dembelen në minutën e 87’të dhe 93.

Me këtë fitore Barcelona arrin në 90 pikë, kurse Villarreal pavarësisht humbjes e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë vitin e ardhshëm. /GazetaExpress/