E ardhmja e Hysajt varet nga Sarri

Sport May 09, 2018 - 14:12
Detajet

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufffredi thotë se e ardhmja e klientit të tij do të vare nga qëndrimi apo jo i trajnerit Maurizio Sarri te klubi italian, transmeton zeri.info

E ardhmja e Sarrit te Napoli është vënë në dyshim gjatë kohëve të fundit dhe së shpejti pritet që strategu italian dhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis të takohen për të diskutuar të ardhmen e 59-vjeçarit.

“Shumë do të varet nga Sarri sepse konfirmimi i tij në bankinë do të sillte zhvillime të pa pritshme në treg”, deklaroi Giuffredi.

“Do të shohim se si do të shkojë situata me Sarrin. Shpresoj që trajneri do të qëndrojë sepse e konsideroj atë si njërin prej të mirëve në botë, edhe me disa defekte”, shtoi ai.

Reprezentuesi shqiptar është paraqitur në 45 ndeshje dhe ka bërë një asistim./Zëri