ZYRTARE: Talenti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Bayern Munichun

Sport May 09, 2018 - 13:34

Meritan Shabani ka konfirmuar të ardhmen e tij në Allianz Arena deri më 30 qershor, 2020.

Bayern Munich i ka ofruar kontratë profesionale futbollistit kosovar Meritan Shabani.

Ai ka konfirmuar të ardhmen e tij në Allianz Arena deri më 30 qershor, 2020.

Image

“Meritan është talent premtues që ka depërtuar nga skuadrat e të rinjve. Ne jemi të lumtur që ta kemi në klub në periudhë afatgjate”, deklaroi drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, përcjell “lajmi.net”.

“Bayern është klubi im, jam shumë i lumtur që e kam këtë mundësi. Dua të vazhdoj të punoj dhe të mësojë në vitet e ardhshme”, deklaroi Shabani.