Krejt ‘Plisat’ të premten në Prizren, sikur para 35 vjetësh

Sport May 08, 2018 - 15:14

Tifozët prishtinas, “Plisat” po ia japin një përkrahje të madhe ekipit të tyre të zemrës, FC Prishtina, kudo që luan kjo e fundit, shkruan zeri.info.

Tifozët besnikë të Bardhekaltërve pritet të jenë të pranishëm në numër të konsiderueshëm edhe të premten, kur FC Prishtina do të luajë në Prizren në duel me Lirinë, ku tri pikët janë jetike për të mbetur në garë për titull kampioni.

Image

“Plisat” po i bëjnë të gjitha përgatitjet për ta marrë rrugën drejt qytetit buzë Shadërvanit.

Ndërkohë, klubi, në grupin e tij në rrjetin social, Facebook, e ka postuar një fotografi ku shihen tifozët prishtinës që ishin nisur drejt Prizrenit me disa autobusë.

Të premten më 11 maj - të gjithë në Prizren!! ("Plisat" drejt Prizrenit, 1983: Liria - Prishtina 0-2)”, shkruan klubi Bardhekaltër. /Zëri/