Zyrtare: Zbulohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

Sport May 07, 2018 - 16:03
Detajet

UEFA ka njoftuar sot se Milorad Mazic do të referojë në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev më 26 maj.

Zyrtari serb, 45-vjeçar, do ta drejtojë ndeshjen mes Real Madridit dhe Liverpoolit në stadiumin “Olimpiyskiy”, transmeton Gazeta Express.

Komiteti i Referimit i organit qeverisës të futbollit evropian e bëri publik vendimin këtë të hënë.

Këtë sezon, Mazic, i cili është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2009, i ka drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve si dhe dy në Evropa Ligë.

Ai ka qenë gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s mes Kilit dhe Gjermanisë, si dhe në finalen e Super Kupës së UEFA-s më 2016.