Arsenali dëshiron Allegrin ose Enriquen

Sport May 07, 2018 - 13:44
Detajet

Arsenali dëshiron njërin prej Massimiliano Allegrit apo Luis Enriques në krye të ekipit, raporton “Sky Sports”.

Arsenali është vënë në kërkim të një trajneri të ri pasi Arsene Wengeri do të largohet në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Arsenali emëroi dy drejtorë të rinj, Raul Sanllehin dhe Sven Mislintatin gjatë vitit të kaluar dhe trajneri i ri duhet të punojë ngushtë më këta të dy.

Allegri, i cili ka edhe vite në kontratë e tij me Juventusit, është afër titullit të katërt radhazi në kampionat.

Italiani shihet si favorit për të pasuar Wengerin.

Por, edhe ish-trajneri i Barcelonës, Enrique pritet të rikthehet në krye të një klubi pas një viti pushim dhe spanjolli pëlqehet nga londinezët.