Barça – Real, gola, karton i kuq dhe zënka, kështu u mbyll pjesa e parë!

Sport May 06, 2018 - 21:31

Është mbyllur tashmë pjesa e parë e El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, e cila po zhvillohet sonte në Camp Nou, shkruan zeri.info.

Pas 45 minutash të zhvilluara në një ndeshje mjaft dramatike dhe me plot raste, por edhe zënka në mes të futbollistëve, loja është e barabartë, 1:1.

Golin e avantazhit për Barcelonën e shënoi Luis Suarez, kurse shifrat i barazoi Cristiano Ronaldo pas pak minutash.

Sergi Roberto u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

Edhe pjesa e dytë pritet të jetë mjaft interesante dhe me gola. /Zëri/