Sarri, largohet nga Napoli?

Sport May 06, 2018 - 14:41
Detajet

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është i gatshëm që të japë dorëheqje nga klubi italian, transmeton zeri.info

Marrëdhëniet mes Sarrit dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis janë tensionuar së fundmi pasi ky i fundit e kritikoi trajnerin në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.

De Laurenttis kishte kritikuar qasjen e Sarrit për mos shfrytëzimin e duhur të fondit të lojtarëve, arsyeja sipas tij që ka ndikuar në mos arritjen e objektivave të këtij edicioni. Kjo ka bërë që marrëdhënia mes të dyve të përkeqësohet.

Sarri ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Napolin, por gjithashtu ka edhe një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh.

Chelsea është njëri prej klubeve më të Interesuara për Sarrin./Zëri