Sonte zbulohen finalistët e Ligës së Evropës

Sport May 03, 2018 - 14:44
Detajet

Pasi që të martën dhe të mërkurën futbolldashësit i zbuluan finalistët e Ligës së Kampionëve, të enjten është radha e Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

Vëmendja më e madhe e tifozëve të sportit më të popullarizuar në botë padyshim që do të përqendrohet në Spanjë, aty ku do të luhet sfida mes Atletico Madridit dhe Arsenalit. Sime Vrsaljko do të mungojë për madrilenët për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e parë në “Emirates”, ndërsa te Arsenali nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të rëndësishme. Barazimi në ndeshjen e parë, sigurisht që e lë të hapur çështjen e finalistit dhe futbolldashësit mund të presin një spektakël të vërtetë në  “Wanda Metropolitano”.

Ndërkohë, në takimin tjetër gjysmëfinal, Salzburgu i Valon Berishës do të kërkojë përmbysjen ndaj gjigandit francez, Marseille. Klubi francez ka fituar 2:0 në ndeshjen e parë dhe shihet si favorit për të kaluar në finale, por Salzburgu ka treguar se nuk bën të nënvlerësohet gjatë këtij edicioni në Ligën e Evropës. Klubi austriak ka befasuar me paraqitjet e saj këtë vit, duke eliminuar klube si Real Sociedad, Borussia Dortmund dhe Lazio dhe do të kërkojë të bëj mrekullinë edhe ndaj Marseilles. Ashtu edhe si në takimin e parë, Valon Berisha pritet të jetë titullar për klubin austriak./Zëri

Liga e Evropës

Gjysmëfinalet

21:05 A. Madrid – Arsenal     (1:1)    

21:05 Salzburg – Marseille      (0:2)

*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para