Iwobi dëshiron Ligën e Evropës

Sport May 01, 2018 - 14:45
Detajet

Alex Iwobi dëshiron që Arsenali ta fitojë Ligën e Evropës ne mënyrë që t’ia dhurojnë lamtumirën më të mirë trajnerit Arsene Wenger, i cili do të largohet nga londinezët në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Arsenali ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit, ndërsa ndeshja e kthimit luhet të enjten në Spanjë.

“Ne jemi shumë të motivuar, sidomos për atë që ai (Wenger) ka bërë për këtë klub”, deklaroi Iwobi.

“Ne po provojmë që ta mbyllim këtë edicionin në nivelin më të lartë. She jo vetëm për të, por edhe për veten tonë gjithashtu, kështu që jemi duke bërë më të mirën që të marrim rezultate”, shtoi nigeriani.

“Ne jemi të sigurt në vetvete. Ne ishim të pafat që nuk e morëm rezultatin që donim ndaj tyre në ndeshjen e parë, por ne jemi shumë të sigurt se mund të shkojmë në finale”, u shpreh futbollisti, i cili është paraqitur në 36 ndeshje deri më tani këtë edicion për Arsenalin dhe ka realizuar 2 gola dhe 7 asistime./Zëri