Zidane: Nuk tërhiqemi, nuk mbrohemi - duhet të dalim në fushë dhe të fitojmë

Sport April 30, 2018 - 16:49
Ndeshja luhet të martën

ëZidane po mendon vetëm për ndeshjen e së martës, duke mos përmendur rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë në “Allianz Arena”.

Të martën, me një maj, do të mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/18, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi apo Bayern Munichu? – Këto dy skuadra do të luftojnë në “Santiago Bernabeu” nesër për një vend në finale, ku vendasit janë në përparësi pas triumfit 1-2 në udhëtim, në “Allianz Arena”.

LEXO EDHE: Ngrihet Nora, bie Majlinda

Se si do të luajnë, kush kë do ta zëvendësojë – a do të ndërrojë diçka në formacion, Zinedine Zidane nuk deshi të flasë për këto, duke thënë se dëshiron vetëm të zbresë në fushë dhe të fitojë, pasi në këtë mënyrë mund të sigurojë kualifikimin.

“Është gjysmëfinale dhe e dimë rëndësinë e saj. E dimë çfarë të bëjmë, por nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë”, u shpreh ai.

“Ajo që bëmë në udhëtim ishte e mirë, por i takon asaj ndeshje tani duhet të demonstrojmë se duam të kalojmë në finale dhe të fitojmë”, shtoi Zizu.

“Duhet të dalim në fushë dhe të fitojmë, të shënojmë sa më parë, pa bërë ndonjë gjë të çuditshme, duke mos u dorëzuar deri në fund”.