Klubi i Premierligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Sport April 30, 2018 - 12:53
Lexoni më shumë detaje

Ende pa i mbushur një vit në Angli ka filluar shkëlqimin në kampionatin më të fortë në botë.

Fjala është për mbrojtësin nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

23-vjeçari iu bashkua Huddersfieldit si huazim nga Ingolstadt me mundësi blerje.

Klubi anglez muaj më parë aktivizoi klauzolën për blerjen e lojtarit për pesë milionë euro.

26 ndeshje në kampionat dhe Kupa ka zhvilluar Florenti me fanellën e Huddersfieldit duke bërë dy asistime.

Në sondazhin e klubit për lojtarin e vitit Florenti në vitin e tij të parë është renditur si i treti pas Jonathan Hogg dhe mbrojtësit gjerman Christopher Schindler që doli i pari.

Por në mbrëmjen e organizuar nga klubi ylli nga Kosova nuk mbeti pa fituar një çmim.

Ai është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit nga tifozët e klubit.

Ky nuk ishte çmimi i vetëm për ish-anëtarin e Young Boysit.

Ai ka marrë edhe çmimin si blerja më e mirë nga presidenti David Taylor.

Huddersfield ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe një gjë të tillë do të tentoj ta bëjë në dy javët e fundit në Ligën Premier.

Image