Stadiumit i del pronari, e kthen në tokë bujqësore brenda ditës

Sport April 29, 2018 - 15:28

Nuk kanë fund çudirat në Kosovë.

E fundit lidhet me futbollin pasi stadiumi i klubit Dardanët në Gjakovë i ka dalë pronari, i cili në një ditë të vetme e ka lëvruar atë, duke e kthyer në një tokë bujqësore.

Drejtuesit e klubit Dardanët kishin nisur përgatitjet për sezonin e ri ku kishin vendosur edhe shpallje për praninim e futbollistëve të rinj.

Baza materiale ka qenë gati, futbollistët e rinj po ashtu, por nuk iu kanë besuar syve teksa kanë parë tapetin e stadiumit të kthyer në fushë të lëvruar, gati për nisur procesin e mbjelljes.

Image

“Klan Kosova” ka kontaktuar me familjarët e Prek Gjokaj, i cili dyshohet se ka bërë këtë veprim.

Ata kanë deklaruar se kanë marrë tokën në shfrytëzim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ende nuk ka pasur një shpjegim zyrtar se përse ky stadium u dha në shfrytëzim, ndërkohë që përdorej nga klubi i futbollit Dardanët.