PSG mund të detyrohet ta shesë Neymarin

Sport April 28, 2018 - 10:14
Fair Play Financiar mund ta detyrojë Paris Saint Germainin

Fair Play Financiar mund ta detyrojë Paris Saint Germainin të heqë dorë nga 26 vjeçari brazilian, Neymar.

Neymari dëshiron të transferohet te Real Madridi dhe gjiganti i Spanjës është i etur për ta transferuar brazilianin, por PSG-ja do ta lë të largohet vetëm nëse bie ndesh me rregullat e Fair Play Financiar e që FIFA gjatë verës do të kumtojë gjithçka, raporton “CalcioMercato”.

Edhe përkundër raporteve jo shumë të mira mes PSG-së e Neymarit, klubi francez nuk dëshiron ta lë të largohet brazilianin. /GazetaExpress