Alonso në vend të Piques

Sport April 25, 2018 - 14:15

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso konsiderohet si pasardhës i Gerrard Piques tek Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur “Goal.com”, përcjellë zeri.info.

Kampioni botëror në muajin shkurt 2019 do të bëhet 32 vjeç dhe gjiganti katalunas po e kërkon qysh tash pasardhësin e tij.

Është e vërtetë që Alonso momentalisht luan në krahun e majtë në “Stamford Bridge”, por gjatë kohës sa ishte pjesë e Fiorentinës në Serie A, ai luante si qendërmbrojtës, njëjtë si Pique.

Megjithatë, trajneri Antonio Conte preferon më shumë ta shohë atë në rolin e mbrojtësit të majtë, pasi e kishte transferuar atë në gusht të vitit 2016 për 23 milionë funte.

Alonso ka impresionuar në Angli në rolin e anësorit, pasi e mban tërë krahun e majtë, ndërsa bëri pjesë në ekipin e vitit në Premierligë.

Gjithashtu, ai është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Spanjës, me të cilën kishte debutuar në muajin mars të këtij viti ndaj Argjentinës. /Zëri/